Mbrojtësi austriak nuk rinovon me Bayern, Juventus në sulm për David Alaba

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 14:36 | Futboll
Mbrojtësi austriak nuk rinovon me Bayern, Juventus në sulm për

Është një prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë. Kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë më te Bajerni i Mynihut.

David Alaba ka një akord me Juventusin që po përpiqet të bind austriakun për t’u transferuar në Torino, nisur nga fakti që në fund të sezonit 28-vjeçari do të lirohet me parametra zero.

Me problemet fizike të Aleks Sandros, mungesën e eksperiencës së Frabotta-s, por edhe Kuadradon që nuk është në pozicionin e tij natyral në të majtë të mbrojtjes, Alaba mund të vishet bardhezi prej muajit janar edhe sepse dy klubet gëzojnë raporte të shkëlqyera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos