
Për shkak të rregullave të shtetit zviceran, të cilat nuk lejojnë udhëtimet në vendet që përbëjnë rrezikshmëri për koronavirusin, Ermir Lenjani humbi ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve.
Megjithatë, mbrojtësi i majtë e shfrytëzoi izolimin për të firmosur kontratën me ekipin e ri. 31-vjeçari është zyrtarisht pjesë e Grasshopper, klubit të mirënjohur, që militon në Ligën e Dytë Zvicerane.
Për Lenjanin bëhet fjalë për një rikthim në ekipin nga Zyrihu pas dhjetë vjetësh, ndërsa duke u përforcuar me kuqeziun, klubi konfirmoi se synon rikthimin në elitë pas dy sezoneve mungesë. (A2 Televizion)