
Tifozët bardhezi presin me padurim datën 20 shtator, kur do të shohin sërish në fushë me bluzën e Juventusit, Cristiano Ronaldon, në ndeshjen e parë të këtij sezoni ndaj Sampdoria-s.
Në anën tjetër, portugezi po e pret këtë datë për të luajtur së bashku me një talent të sapo ardhur në ekip, Dejan Kulusevski-n.
Elozhet e portugezit nuk kanë munguar aspak për talentin e ri nga Suedia. “Ai është një talent i madh. Ai do të na ndihmojë të fitojmë dhe të arrijmë gjëra të pabesueshme. Më pëlqen shumë ta shoh, ai ka një potencial të shkëlqyeshëm dhe është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë Ronaldo.
Më tej, ai është shprehur se shpreson të shënojë shumë gola me suedezin në krah. “Shpresoj të luaj me të dhe të shënojmë shumë gola së bashku”. (A2 Televizion)