Mbrojtja Civile në Itali: Kazermat ushtarake për personat në karantinë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 14:24 | Bota
Mbrojtja Civile në Itali: Kazermat ushtarake për personat në

Ndërsa qeveria italiane po lufton me të gjitha mënyrat për të frenuar epideminë në veri të vendit, Mbrojtja Civile thotë se janë gati të përdorin kazermat ushtarake nëse do të jetë e nevojshme, për të strehuar numrin në rritje të personave në karantinë.

“Nga pikëpamja strukturore, mund t’ju them se po punojmë për operacionet tona, veçanërisht me forcat e armatosura, të cilat dua t’i falenderoj, pasi na kanë mundësuar shtretër të shumtë në të gjithë vendin.

Falë ushtrisë ne mund të kemi 3412 shtretër në 1223 dhoma. Forcat ajrore na kanë mundësuar 1789 shtretër. Tani do të jemi në gjendje të përdorim kazermat ushtarake dhe hotelet për shtretër”, tha Angelo Borrelli, Mbrojtja Civile, Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos