Situata nga koronavirusi, 6 provinca në Kinë ulin nivelin e alarmit

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 08:57 | Bota
Situata nga koronavirusi, 6 provinca në Kinë ulin nivelin e alarmit

Ulja e numrit të të prekurve nga koronavirusi që nga dita e enjte ka bërë që zyrtarët e 6 provincave në Kinë të ulin nivelin e alarmit nga 1 që është maksimali, në 2 ose 3. Bëhet fjalë për provincat Gansu, Liaoning, Guizhou, Yunnan, Shanxi e Guangdong.

Kjo lëvizje e autoriteteve lokale vjen pas ftesës së bërë nga presidenti Xi Jinping për rikthim në normalitet të aktiviteteve pas pushimeve të Vitit të Ri kinez, që zgjatën më shumë këtë vit, për shkak të përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë, një zhvillim tjetër i rëndësishëm në Kinë, është dhe ai që autoritetet në Wuhan do lejojnë personat që nuk janë rezidentë të kthehen në qytetet e tyre, nëse nuk shfaqin simptomat e sëmundjes. Me këtë vendim të zyrtarëve të Wuhanit largohet bllokimi total që ishte vendosur për të ndaluar përhapjen e epidemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos