Të shtëna pranë një marketi ku zhvillohej një festë në Texas, ka të lënduar

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 08:19 | Bota

7 persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Houston të Texas, në parkimin e një marketi mbrëmjen e të dielës.

Sherifi i kontesë, Ed Gonzales tha se asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje kritike për jetën dhe se fill pas të shtënave, ata janë dërguar në spital.

Autori i ngjarjes u arrestua menjëherë në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e të shtënave. Në zonë po zhvillohej edhe një festë vendase, duke rrezikuar kështu jetën e qindra personave.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos