Mbrojtja e të dhënave personale: Partitë injorojnë takimin, Celibashi i zhgënjyer flet për arrogancë

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 15:07 | Politikë
Mbrojtja e të dhënave personale: Partitë injorojnë takimin,

Keqmenaxhimi i të dhënave personale të zgjedhësve për interesa elektorale mbetet ende një shqetësim për autoritetet që kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së tyre.

Ky fakt u evidentua në tryezën e organizuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, takim në të cilin përfaqësuesit e politikës kishin zgjedhur ta shmangnin.

Edhe pse Besnik Dervishi u mundua të mos e përmendë mungesën e tyre, kryekomisioneri Ilirian Celibashi nuk e fshehu keqardhjen e tij.

“Ata nuk janë këtu, besoj edhe ju jeni të keqardhur”, u shpreh kreu i KQZ-së.

Edhe pse nuk kanë marrë asnjë vendim institucional për publikimin e të dhënave të patronazhistëve apo aplikacionin Aktivisti, Dervishi dhe Celibashi nuk harrojnë të tregojnë se çfarë duhet të bëjnë partitë politike dhe çfarë jo.

Partitë politike duhet të zbatojnë dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave”, u shpreh Dervishi.

Duhet të dinë që nuk janë pronar të atyre të dhënave, madje as të anëtarëve apo simpatizantëve të tyre”, shtoi Celibashi.

Kryekomisioneri u shpreh i zhgënjyer nga PS-ja dhe opozita për qasjen e tyre ndaj ligjit.

“Arrogante nuk është vetëm PS-ja, por opozita ka arrogancë më të theksuar për të mbushur përgjegjësitë ndaj ligjit, konkretisht me fushatën zgjedhore.”

Si demokratët dhe socialistët nuk kanë pritur afatin që parashikohet në Kod Zgjedhor për fushatën elektorale, duke nisur takimet me kandidatët e tyre të cilët do të përballen më 14 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos