Gabriel Escobar mbërrin në PD-në e Alibeajt

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 10:25 | Politikë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt.

Gabriel Escobar është pritur, mëngjesin e së mërkurës, nga Gazment Bardhi, ndërsa në takim do të jenë të pranishëm edhe Orjola Pampuri e Kreshnik Çollaku.

Kujtojmë se Escobar nisi të martën vizitën dyditore në Shqipëri. Një ditë më parë, ai së bashku me ambasadoren, Yuri Kim, ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, kreun e shtetit Bajram Begaj dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një reagim për vizitën në Shqipëri, ambasada amerikane shpjegon se në takimet e tij, zv/ndihmës Sekretari Escobar “do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në vend, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.”

Po ashtu, Escobar pritet të diskutojë rreth bashkëpunimit SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/11/vizita-e-escobar-ne-tirane-ambasada-e-shba-ndan-foto-nga-takimet-me-ramen-dhe-begajn/

A2 CNN Livestream

Latest Videos