Stafi i Joe Biden: Deklaratat e Trump, skandaloze

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 10:21 | Bota
Stafi i Joe Biden: Deklaratat e Trump, skandaloze

Skandaloze dhe të paprecedenta i ka konsideruar stafi i kandidatit Joe Biden deklaratat e presidentit Donald Trump i cili shpalli fitoren në zgjedhje dhe paralajmëroi se do të shkojë në Gjykatën e Lartë për të kërkuar ndalimin e numërimit të votave në disa shtete.

“Është skandaloze sepse mund të konsiderohet një përpjekje për t’iu hequr qytetarëve amerikane të drejtat e tyre demokratike. Është skandaloze sepse asnjë president në historinë e SHBA nuk ka tentuar të ndalojë zërin e amerikanëve në zgjedhjet kombëtare”, shkruhet në deklaratën e stafit të Biden.

Megjithatë, stafi i Biden deklaroi se trupa e juristëve është gati të përballet me Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos