
Disa senatorë të njohur republikanë kanë reaguar pas deklaratës së presidentit Donald Trump, i cili shpalli fitoren në zgjedhje edhe pse një pjesë e mirë e votave nuk janë numëruar ende.
Në një deklaratë për median amerikane, ish-senatori dhe këshilltari i Trump, Chris Christie e quajti deklaratën e presidentit të gabuar.
“Është një vendim stategjik dhe politik i gabuar”, tha Christie.
Edhe ish-senatori republikan i Pensilvanisë, Rick Santorum dënoi fjalimin e Trump. “Është shumë e gabuar të përdorësh fjalët mashtrim dhe vjedhje në zgjedhje”, tha ai.
Ndërsa Ben Shapiro, një kritik i njohur i kreut të Shtëpisë së Bardhë, i konsideroi deklaratat të papërgjegjshme. (A2 Televizion)