Mbyllen qendrat e votimit, exit poll-i jep një avantazh të lehtë të VV në Prishtinë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 19:33 | Kosova
Mbyllen qendrat e votimit, exit poll-i jep një avantazh të lehtë

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, ku u mbajt raundi i dytë të zgjedhjeve lokale. Procesi u zhvillua në mënyrë të kënaqshme gjatë gjithë ditës, në 575 qendrat rreth vendit.
Përballja më e fortë do të jetë sërish Prishtina. Balotazhi në Prishtinë do të jetë mes Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një exit poll i parë, i shpërndarë nga TV Dukagjini, i jep kandidatit të Vetëvendosje një epërsi të lehtë, 50.09, por me një marzhë shumë të ulët për të qenë domethënës.

https://a2news.com/video/votimi-ne-prishtine-qytetaret-prioritet-investimet-ne-infrastrukture/?utm_source=a2-related&utm_source=a2videos&utm_campaign=general

Mbi 1.2 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, në balotazhin e 14 nëntorit, ku do të zgjidhen kryetarët e 21 komunave. Partia që garoi në numrin më të madh të komunave ishte Lëvizja Vetëvendosje me 12 të tilla. Lidhja Demokratike e Kosovës garoi në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5. Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/14/zgjedhjet-ne-kosove-osmani-qytetaret-ti-pergjigjen-detyrimit-per-te-votuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos