
Mbi 23% e votuesve kanë shprehur vullnetin e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, deri në orën 15:00 të së dielës.
Të dhënat u bënë të ditura nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili sqaroi se procesi po zhvillohet normalisht në 575 qendrat rreth vendit.
Mbi 1.2 milionë qytetarë kanë të drejtë vote, në balotazhin e 14 nëntorit, ku do të zgjidhen kryetarët e 21 komunave. Partia që garon në numrin më të madh të komunave është Lëvizja Vetëvendosje me 12 të tilla. Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5. Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna. Përballja e fortë do të jetë sërish Prishtina. Balotazhi në Prishtinë do të jetë mes Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. (A2 Televizion)