
Merkatoja e verës ashtu si çdo sezon tjetër ka sjellë shumë surpriza, shumë marramendëse dhe transferime laojtarësh. Goditje më e shtrenjtë ishte ajo e mesfushorit anglez, Declan Rice tek Arsenali. Topçinjtë paguan afro 117 milionë euro, për të siguruar shërbimet e futbollistit nga West Ham.
Marrëveshja ishte arritur prej kohësh ne fakt dhe e bën mesfushorin më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Sezonin e kaluar Rice fitoi dhe trofeun e Confernce League teksa mundi Fiorentinën në Pragë.
Pas Rice në vendin e dytë është Caicedo, i cili u transferua nga Brighton te Chelsea për shumën e 116 milionë eurove. Blutë e Londrës janë klubi që kanë shpenzuar më shumë në 15 muajt e fundit, shumë që arrin deri në 1 miliard euro.
Në vendin e tretë është Bellingham që u transferua tek Real Madrid për 103 milionë euro por po shpërthen me skuadrën spanjolle ku në 3 ndeshje ka shënuar 4 gola.
Harry Kane i Bayern pozicionohet në vendin e katërt. Kampionët e Gjermanisë e siguruan sulmuesin nga Tottenham për 100 milionë euro dhe konsiderohet si zëvendësuesi perfekt i Robert Lewandowskit.
Pas tij vjen Gvardiol që u transferua tek Manchester City për 90 milionë euro duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Premier Legaue.
Listën e mbyll Neymar, i cili u largua nga Kontinenti i Vjetër për në Lindjen e Mesme. Braziliani u zyrtarizua tek Al Hilal pasi arabët shpenzuan 90 milionë për sulmuesin. Kontrata e tij është marramendëse ku në 2 vite, do të fitojë 300 milionë euro. (A2 Televizion)