
Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja e parë gjysmëfinale mes Napolit dhe Atalantës për Kupën e Italisë.
Një ndeshje e bukur dhe me shumë raste, por që mungoi konkretizimi dhe portierët respektivë treguan një formë të shkëlqyer. Tashmë gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave.
Mbrëmjen e së martës, në gjysmëfinalen tjetër të këtij kompeticioni, Interi humbi në shtëpi 1-2 ndaj Juventusit, ku dhe këtu pritet një ndeshje kthimi e luftuar. (A2 Televizion)