
9-0 shënoi tabela elektronike në përfundim të ndeshjes mes Manchester United dhe Southampton.
“Djajtë e Kuq” shpartalluan skuadrën nga Hempshër me goleadën e pabesueshme, duke shfryrë në një farë mënyre irritimin për dy ndalesat e fundit në kampionat, të cilat në fund mund t’i kushtojnë titullin.
8 autorë të ndryshëm morën pjesë në festivalin e golave të United. Skuadra e Solskjaer është tashmë me pikë të barabarta me Manchester City-n, por “qytetarët” duhet të luajnë edhe dy ndeshje për të barazuar numrin.
Arsenal zhgënjeu ndërkohë, duke u mundur 2-1 me përmbysje nga Wolverhampton. (A2 Televizion)