Mbyllet pa dakordësi takimi i ministres Kushi me pedagogët

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 18:59 | Aktualitet
Mbyllet pa dakordësi takimi i ministres Kushi me pedagogët

Ka përfunduar pa dakordësi takimi mes Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi, në lidhje me kërkesat për rritje të pagës dhe kushte më të mira për arsimin e lartë. Ashtu sikurse paralajmëroi edhe dy ditë më parë në A2 CNN, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit, Sandër Kovaçi, në 5 tetor do të zhvillohet protesta masive para Politeknikut dhe nëse as këtë herë nuk merren parasysh kërkesat ata do të bojkotojnë vitin e ri akademik.

Në daljen për mediat pedagogët thanë se kanë këndvështrime të kundërta me ministrinë.

https://a2news.com/2022/09/23/kushi-pas-takimit-me-pedagoget-po-dialogojme-politiken-e-pagave-ne-baze-te-performances/

“Trajtimi financiar i profesioriatit nuk është çështje vetëm e rrogave. Por si të vendosim prioritet zhvillimin e arsimit të lartë cilësor në Shqipëri. Që studentët shqiptarë të qëndrojnë këtu dhe jo të shkojnë nëpër botë. Ne në kërkesat tona kemi qenë miminalistë, ndërsa ministria thotë që janë të ekzagjeruara. Jemi në pritje të një reagimi për këto kërkesa që ramë dakord me ministrinë. Në këtë prizëm nuk mbetet gjë tjetër përveçse të vazhdojmë protestat. Protesta e 5 tetorit nuk anulohet, ajo do vazhdojë. Për rritjen e pagave nuk është arritur dakordësi. Ministria thotë që 180 euro është rritje e jashtëzakonshme. Ne mendojmë që 200 euro është tallje. Ne mendojmë që jemi në kushtet e një inflacioni shumë të lartë. Nuk bëjmë fjalë për një analizë krahasuese por për pozicionin e pedagogut dhe profesioriatit”.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos