
Pas mbylljes së procesit zgjedhor në orën 18:00, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, shprehje e Komisionit të Rithemelimit brenda partisë, procesi për numërimin e votave për kryetarët e rinj të degëve ka vijuar me ritme të larta, duke dhënë rezultatet e para përfundimtare.
Në Tiranë, në degën nr.3 kryetar u shpall u shpall Gëzim Demushi me 81% të votave. Ndërkohë, në degën nr. 13 të kryeqytetit fitoi Arsen Valisi me 61% të votave.
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Atird Hoxha është zgjedhur për 4 vite si kreu i PD-së në Vlorë, ndërkohë që në Sarandë Manjola Nikolla fitoi me 73% të votave.
Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave. Në Tepelenë, kreu i PD-së u shpall Malo Sadikaj me 87% të votave.
Kryetar i PD dega Kukës u shpall Admir Sinamati me 91% të votave kurs enë Cërrik fitoi Nadire Asllani me 78% të votave.
Kryetar i PD dega Përmet u shpall Arson Lipe me 81 % të votave, ndërkohë në Pogradec fitoi Genti Çela me 54% të votave.
Kryetar i PD dega Memaliaj u shpall Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave, ndërkohë që fitore domethënëse ishte ajo e Arjan Kasës në Këlcyrë, me 92% të votave. Në Patos, fitore për Shezaim Ymerajn me 69% të votave.
Zgjedhjet zhvilloheshin sot në 18 degë. Mungojnë ende rezultatet nga Has, Delvinë, Kavajë, Kamëz dhe dega nr.9 e Tiranës. (A2 Televizion)