Nga Tirana në Sarandë, 18 qytetet ku do të votohet për kreun e PD

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 10:59 | Politikë
Nga Tirana në Sarandë, 18 qytetet ku do të votohet për kreun

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD-së në vend.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:

1.Cërrik

2. Patos

3. Gjirokastër

4. Përmet

5. Këlcyrë

6. Memaliaj

7. Tepelenë

8. Pogradec

9. Kukës

10. Has

11. Tirana 3

12. Tirana 9

13. Tirana 13

14. Kamëz

15. Kavajë

16. Vlorë

17. Delvinë

18. Sarandë

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos