Mbytet varka me emigrantë, raportohen të paktën 45 viktima

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 20:28 | Bota
Mbytet varka me emigrantë, raportohen të paktën 45 viktima

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët raporton se të paktën 45 emigrantë, 5 prej tyre fëmijë kanë humbur jetën në det pranë Libisë, si pasojë e përmbysjes së varkës me të cilën udhëtonin.

Varka me rreth 80 persona në bord u mbyt pranë brigjeve të Zwara, pasi një nga motorët e saj shpërtheu në flakë.

Të paktën 35 persona kanë shpëtuar nga kjo tragjedi pasi peshkatarët në zonë iu erdhën në ndihmë. Sipas tyre në varkë ndodheshin emigrantë nga Senegali, Mali, Chadi dhe Gana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos