Amerikani Dustin Poirier mundi në dy raunde Connor McGregor në një ndeshje në UFC, duke marrë hak për humbjen e shkaktuar nga irlandezi në vitin 2014.
Poirier tani ka mundësinë të garojë për titullin kampion në peshat e lehta, të humbur kundër Khabib Nurmagomedov në shtator 2019.
McGregor, i cili pretendonte të fitonte për të sfiduar sërish rusin Nurmagomedov, pësoi humbjen e parë në karrierë me KO. Megjithatë tha se do të ringrihej dhe do të rikthehej më i fortë pas kësaj humbjeje. (A2 Televizion)