“Policia pranë selisë së PD”, Noka kërkesë Gledis Nanos: Çfarë të dhënash keni pasur dhe nga ju kanë ardhur?

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 12:46 | Politikë

Në emër të deputetit Flamur Noka, “Foltorja” ka kërkuar informacion ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në lidhje me vendosjen e forcave të policisë pranë selisë së PD-së ditën e shtunë, kur u mbajt kuvendi kombëtar i kësaj partia.

Në shkresë kërkohet nga Nano se çfarë informacionesh dhe nga i ka marrë Policia e Shtetit.

“Gjatë punimeve të kuvendit kombëtar të PD-së, policia ka pasur përqendrim në të gjithë perimetrin e godinës së selisë së PD-së. Ky veprim i policisë konstatohet për herë të parë në 31 vite pluralizëm, ku forcat policore, në mënyrë të kundërligjshme, përfshihen në një situatë të brendshme të një partie politike.

Duke u nisur nga këto fakte, kërkojmë nga ana juaj informacion se kush janë arsyet, informacionet tuaja për këtë veprim, nga ju kanë ardhur këto të dhëna dhe kush është institucioni që ka kërkuar këtë përqendrim të forcave policore pranë selisë së PS”, thuhet në kërkesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos