
Empoli i ka dhënë goditjen e fundit pretendimeve të Napolit për titull kampion në Serie A, duke e mposhtur 3-2 edhe pse miqtë ishin në avantazh të 2 golave.
Napoli dominoi takimin dhe udhëhiqte 2-0 deri në minutën 80, por më pas ndodhi përmbysja e papritur. Empoli e nisi ndeshjen me Asllanin në fushë, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërsa në lojë u fut Bajrami, i cili i dha tjetër marsh sulmit të vendasve. Mesfushori shqiptar dha edhe asistin në golin e tretë për Pinamontin, i cili vulosi edhe sfidën.
Me këtë humbje, Napoli mbetet në vendin e tretë me 67 pikë, ndërsa kampionati udhëhiqet nga Interi me 72 pikë dhe Milani një pikë më pak. Ndërkohë, Empoli ka siguruar mbijetesën teksa mban vendin e 14 me 37 pikë. (A2 Televizion)