Me bikini dhe në super formë, Emily Ratajkowski në qendër të kritikave pas fotografive me të birin

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 18:10 | Showbiz

Emily Ratajkowski është vënë në qendër të kritikave në rrjete sociale pasi ka publikuar disa fotografi me të birin Sylvester.

"Prag ditëlindjeje me partnerin e ëndrrave", shkroi ajo në Instagram.

Reagimet më të mëdha ishin për mënyrën sesi ajo po e mban fëmijën dhe për trupin që ka 3 muaj pas lindjes.

Edhe pse supermodelja Emily i mbylli shpejt komentet në Instagram, kjo nuk i ndaloi njerëzit, të cilat u dyndën në Twitter.

"Një foshnjë nuk është aksesor shtesë për Instagram", shkroi dikush. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos