Me dhjetëra viktima e shumë të plagosur, përplasen dy trena pasagjerësh në Egjipt

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 14:34 | Bota

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të premte në Egjipt. Dy trena pasagjerësh u përplasën, duke lënë të paktën 32 persona të vdekur dhe mbi 60 të tjerë të plagosur.

Aksidenti i rëndë ndodhi në provincën Sohag. Daily Mail shkruan se persona ende të paidentifikuar kanë aktivizuar frenat e emergjencës duke bërë që treni të ndalojë, ndërsa më pas një tjetër u përplas me atë nga prapa. Goditja ishte e fuqishme duke bërë që disa prej vagonëve të dilnin nga shinat.

Me dhjetëra ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve në këtë aksident tragjik. Spitalet në rajonin ku ndodhi aksidenti kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Aksidentet në hekurudha kanë qenë të shpeshta gjatë viteve të fundit në Egjipt. Ekspertët fajësojnë infrastrukturën e dobët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos