“Më kanë vjedhur Facebook-un?!” Mijëra përdorues të rrjetit social në ankth pas problemeve

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 18:40 | Teknologji
“Më kanë vjedhur Facebook-un?!” Mijëra përdorues

Rrjeti social Facebook ka shfaqur probleme për mijëra përdorues në mbarë botën këtë të martë. Raportimet në faqen “Down Detector”, e cila monitoron probleme të tilla, kanë nisur që prej mesditës, ndërsa janë shtuar masivisht në orët e pasdites.

Shumë përdorues hasin probleme në kërkimin e profileve të tjera në aplikacion, të tjerë nuk kanë mundur të hyjnë në llogarinë e tyre.

“Më kanë vjedhur llogarinë apo është problem i Facebook?”, ngre një përdorues shqetësimin në “Down Detector”. “Unë nuk jam në gjendje të shoh listën e miqve të mi. A e kam vetëm unë këtë problem?”, shkruan Amanda Savory në Twitter.

Problemet janë shfaqur për përdoruesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Kina, si dhe në një pjesë të Europës.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga rrjeti social për arsyet që kanë sjellë këto probleme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos