“Më quani vëllau i Vuçiçit, por në fund do më thoni vëllai i Albinit”. Rama: Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë nga Kurti

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 14:18 | Politikë
“Më quani vëllau i Vuçiçit, por në fund do

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet se po punon për të rrëzuar qeverinë Kurti. “Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albin Kurtit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë, nuk ka kush e rrëzon”, tha Rama në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin e Kosovës.

“Nuk mund të japim komente për përshtypjet, përndryshe nuk do të ishim as kryeministra, as analista të mirë. Për ne është i rëndësishme porti i ri i Durrësit, porti i thatë në Prishtinë dhe hekurudha në mes”, tha Kurti.

https://a2news.com/2022/06/20/te-gjitha-marreveshjet-e-nenshkruara-mes-qeverise-se-shqiperise-dhe-asaj-te-kosoves/

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Rama po punon për ta rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit, në një mision të ngarkuar nga Serbia. “Ramës i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar, të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e Qeverisë Kurti, qeveri e cila me qëndrimet konsekuente kundër projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur, mbrojti dhe po mbron me konsekuencë interesat e kombit shqiptar, por edhe të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në rajon”, tha Berisha.

Duke bërë ironi me epitetet që i atribuohen në Kosovë, Rama tha: “Për të ardhur te pro-serbizmi im, unë jam më shumë se kaq. Jam vëllau i Vuçiçit. Përtej kësaj, këndvështrimi im është se nuk na duhet një Serbi e radikalizuar. Na duhet të bëjmë çmos që të rrisim të gjitha ato mundësi që të integrojmë këtë pjesë të Europës, që jo pa arsye është edhe pjesa më e prapambetur historikisht, në një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror. Në fund do të thoni se ky nuk qenka vëllai i Vuçiçit, por vëllai i Albinit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos