Me shami të kuqe e këngë për Enverin, protestë e veçantë në Korçë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 10:08 | Aktualitet

Mbështetësit e Partisë Demokratike organizuan një manifestim të veçantë në Korçë për të kundërshtuar zgjedhjet e 30 qershorit të cilat sipas tyre janë të paligjshme dhe njëpartiake.

Të mbështetur nga zyrtarët e lartë të PD, Ervin Salianji dhe Andrea Mano, protestuesit e kanë ironizuar procesin zgjedhor duke e krahasuar si të ngjashëm me ato që mbaheshin në kohën e diktaturës.

Ata kanë qenë të gjithë të pajisur me shami të kuqe dhe kënduan këngë për diktatorin Enver Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos