
Lëkundjet sizmike gjatë gjithë natës kanë bërë që qytetarët e Durrësit ta kalojnë natën jashtë.
“Ishte frikë. Natën e kaluam te stadiumi”, thotë një banor.
“Doli gjithë pallati jashtë, pamë vdekjen me sy”, tregon një tjetër.
Deri më tani, numërohen 188 banesa të prekura nga dëmtimet dhe 9 pallate me dëmtime më serioze në Qarkun e Durrësit.
Ndërkohë, në Bashkinë e Shijakut janë 15 banesa të pabanueshme. (A2 Televizion)