Me tre sulmues ndaj Polonisë, Sylvinho zbulon të besuarit

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 19:54 | Futboll
Me tre sulmues ndaj Polonisë, Sylvinho zbulon të besuarit

Shqipëria do të luajë me tre sulmues kundër Polonisë. Trajneri Sylvinho përzgjodhi të besuarit e tij për sfidën e orës 20:45 në eliminatoret e Euro 2024.

Nën skemën 4-3-3, në portë është vendosur Strakosha, mbrojtja në këtë ndeshje do renditet me katër, Kumbullën dhe Mihaj në qendër, teksa Balliu e Hysaj luajnë nga krahët.

Në mesfushë janë Asllani e Ramadani, me Gjasulën që i bashkohet repartit duke fituar garën me Laçin.

Kjo edhe për faktin se luftëtari mund të ndihmojë më tepër mbrojtjen dhe rreshtimi shndërrohet lehtësisht në 4-2-3-1.

Sulmi përbëhet nga debutuesi Jasir Asani dhe Myrto Uzuni nga krahët, në mbështetje te Sokol Cikalleshit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos