All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Me vendim qeverie, shteti i BE ndalon celularët në shkolla

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 18:29 | Bota
Me vendim qeverie, shteti i BE ndalon celularët në shkolla
All - Paragraf - 1

Qeveria holandeze vendosi në mbledhjen e fundit të saj që të ndalojë nxënësit të mbajnë pajisje elektronike, përfshirë dhe telefonat celularë në shkolla, me arsyen e vetme që të mos ndërpresin procesin mësimor.

Kjo iniciativë u bë e mundur falë bashkëpunimit me shkollat dhe hyn në fuqi duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor.

All - Paragraf - 3

Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë vetëm nxënësit me nevoja të veçanta shëndetësore dhe në rastet e orëve të mësimit kur do të diskutohet për aftësitë teknologjike dhe digjitale.

“Ndonëse telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e jetës sonë, ata nuk e kanë vendin në klasë. Nxënësit do të duhet të fokusohen te mësimet për të nxënë sa më shumë. Është e vërtetuar shkencërisht tashmë se telefonat e ndërpresin vëmendjen nga mësimi”, tha mes të tjerash ministri i Arsimit, Robbert Dijkgraaf. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos