Një stiliste është bërë gruaja e nëntë që akuzon Marilyn Manson për abuzime, pasi tha se këngëtari i vuri pistoletën në kokë, ndërkohë që ajo po punonte për një set fotografik në shtëpinë e tij, në vitin 2011.
Love Bailey, që është transeksuale, kujton se Manson i vuri pistoletën në kokë dhe i tha: “Nuk më pëlqejnë fare homoseksualët”.
Love Bailey Marilyn Manson Postimi në Instagram i Love Bailey Love Bailey
Përveç stilistes, 8 gra të tjera kanë bërë akuza ndaj këngëtarit, përfshirë edhe ish të fejuarën e tij, Evan Rachel Wood, e cila në Instagram tregoi se është “abuzuar në mënyrë të tmerrshme prej vitesh”.
Vetë Marilyn Manson reagoi, duke theksuar se “marrëdhëniet e mia intime kanë qenë gjithmonë konsensuale, me partnere që mendojnë njësoj si unë”. (A2 Televizion)