Mediat ruse fillojnë të pranojnë humbjet: Ushtarët rus të vdekur, rreth 10 mijë

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 23:18 | Bota
Mediat ruse fillojnë të pranojnë humbjet: Ushtarët rus

Mediat ruse kanë filluar të pranojnë bilancin dramatik, edhe pse mungon një zyrtarizim nga Kremlini, si dhe leja e Moskës për të përhapur një lajm të tillë.

Një nga mediat më të afërta të Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, për disa orë mbajti në websitin e saj një artikull ku flitej për bilancin e deritanishëm të sulmit ndaj Ukrainës, i cilësuar nga Moska zyrtare si një “operacion special”.  

Media ruse, që citonte burime nga Ministria e Brendshme, fliste pikërisht për 9861 ushtarë të vdekur dhe 16153 të plagosur në fushëbetejën ukrainase.

Një bilanc tejet i rëndë për Moskën, totalisht i ndryshëm nga ia zyrtar që ende flet për “vetëm” 498 viktima nder ushtarakëve.

https://a2news.com/2022/03/17/bilanci-i-luftes-pentagoni-rusia-ka-humbur-nje-te-pesten-e-forces-se-saj/

Bilanci u komentua menjëherë nga shumë analistë, pasi u zbulua pothuajse rastësisht nga korrespondenti i Wall Street Journal Yaroslav Trofimov, që e shpërndau edhe në rrjetet sociale.

Një rrjedhje informacioni kjo, që nuk i ka pëlqyer autoriteteve ruse, aq sa artikulli u ndryshua 24 orë më vonë, duke prerë pjesën ku citoheshin shifrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos