Medvedev sulmon NATO: Organizatë kriminale, duhet shkatërruar

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 07:33 | Bota
Medvedev sulmon NATO: Organizatë kriminale, duhet shkatërruar

Ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka sulmuar ashpër NATO-n pas samitit të saj të fundit të mbajtur në Rumani, duke e quajtur një organizatë kriminale që duhet shkatërruar.

"Bota e qytetëruar nuk ka nevojë për NATO-n, jo më shumë se 12% e popullsisë së botës jeton në vendet anëtare të saj: organizata duhet të pendohet para njerëzimit dhe të shpërbëhet si një entitet kriminal", u shpreh Medvedev.

Sipas nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëse Aleanca Atlantike furnizon Ukrainën me sisteme mbrojtëse Patriot, ato do të bëhen objektiv i bombardimeve ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos