Medvedev tallet me liderët e BE, Lavrov: Statusi kandidat për Ukrainën, BE mohon kriteret

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 19:19 | Bota
Medvedev tallet me liderët e BE, Lavrov: Statusi kandidat për

“Nëse krijon një rrugë për pranimin e Ukrainës, Bashkimi Europian do të tregojë se i shpërfill kriteret e veta”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke komentuar mundësinë që BE-ja t’i japë statusin e vendit kandidat për anëtarësim Ukrainës.

Ai shtoi më tej se kontaktet me Europën nuk janë më një prioritet për Rusinë. Gjithashtu, premtoi se Moska do të mbrojë pavarësinë e republikave të vetëshpallura të Donjeck dhe Luhansk, në kufijtë e përcaktuara në referendumin e vitit 2014.

Ndërkohë, Moska i bëri thirrje 3 liderëve europianë që vizituan Kievin, të mos flasin vetëm për furnizimet me armë, por të inkurajojnë Zelenskin për një qasje më realiste.

https://a2news.com/2022/06/16/macron-draghi-scholz-mes-sirenave-te-luftes-ne-kiev-ukraina-vend-kandidat-ju-duam-ne-be/

Sakaq, ish-presidenti Dmitri Medvedev, përmes një postimi në Twitter, ironizoi atë që e quajti vizitë të padobishme, duke u tallur me preferencat kulinare të tre shteteve. Adhuruesit europianë të bretkosave, salsiçeve të mëlçisë dhe spaghetit dashurojnë të vizitojnë Kievin, pa asnjë dobi…” shprehet Medvedev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos