Meksika shkundet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 10:58 | Bota
Meksika shkundet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Një tjetër tërmet me magnitudë 6.8 goditi në orët e para të mëngjesit shtetin Michoacan në Meksikën qendrore.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 20.7 kilometrash, rreth 410 kilometra nga Mexico City.

Shërbimi Sizmologjik Kombëtar i Meksikës saktëson se ky është tërmeti më i fortë i raportuar pas atij të 19 shtatorit, me magnitudë 7.7 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 84 kilometra në jug të Coalcomán, ndërkohë që nuk raportohen të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos