Pas kërcënimi për luftë bërthamore, Rusia liron luftëtarët e Azovstalit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 07:42 | Bota
Pas kërcënimi për luftë bërthamore, Rusia liron

Rusia ka lënë të lirë 215 ukrainas që u kapën rob pas betejës së gjatë për kontrollin e qytetit portual të Mariupolit në fillim të këtij viti, duke përfshirë udhëheqës të lartë ushtarakë.

Mes personave të liruar përfshihen komandanti dhe zëvendëskomandanti i batalionit Azov, i cili u kthye në simbolin e rezistencën në uzinën e çelikut.

Lëvizja është e papritur, pasi separatistët e mbështetur nga Rusia, muajin e kaluar, thanë se do të kishte një gjyq për luftëtarët Azov, të cilët Moska i përshkruan si nazistë.

Në një deklaratë për shtyp, këshilltari i presidentit Zelensky, Yermak tha se të burgosurit e liruar përfshinin komandantin e Azov, nënkolonelin Denys Prokopenko dhe zëvendësin e tij, Svyatoslav Palamar.

Gjithashtu, është liruar dhe Serhiy Volynsky, komandanti i Brigadës së 36-të Detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Të tre luftëtarët udhëhoqën një rezistencë disajavore nga bunkerët dhe tunelet poshtë uzinës gjigante të çelikut në Mariupol, përpara se të dorëzoheshin në maj te forcat e mbështetura nga Rusia, së bashku me qindra të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos