Melania Trump, viktimë e kolapsit të kriptomonedhës

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 20:39 | Lifestyle

Ish-zonja e parë Melania Trump është një nga viktimat e rënies së kriptomonedhës.

Gruaja e ish-presidentit amerikan Donald Trump nxori në ankand kapelën e bardhë që mbante kur priti presidentin francez Macron në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018, së bashku me dy artikuj të tjerë, por ofertat u pranuan vetëm në një monedhë digjitale të quajtur SOL.

Kur filloi ankandi, ekuivalenti fillestar ishte rreth 250,000 dollarë, por për shkak të luhatjeve të kriptomonedhës në mbylljen e ofertave këtë mëngjes, më e larta ishte rreth 170,000 dollarë. Sipas faqes së internetit të ankandit, "një pjesë e të ardhurave ka për qëllim t'u sigurojë fëmijëve në kujdestari akses në programet arsimore të fokusuara në informatikë dhe teknologji". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos