Menaxhimi i pandemisë gjatë dimrit, Gjermania dislokon 12 mijë ushtarë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2021, 16:43 | Bota
Menaxhimi i pandemisë gjatë dimrit, Gjermania dislokon 12 mijë

Gjermania po planifikon të mobilizojë 12 mijë ushtarë deri për Krishtlindje për të ndihmuar në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas gazetës vendase “Der Spiegel”, forcat e armatosura do të ndihmojnë spitalet, fushatën e vaksinimit dhe testimit, si dhe gjurmimin.

Pak më herë, kancelarja Merkel, ndonëse në ditët e fundit të detyrës së saj, përsëriti sërish thirrjen drejtuar qytetarëve gjermanë që të vijojnë të vaksinohen me shpejtësi.

“Javë të vështira kemi përpara. Të jemi të kujdesshëm të mbrojmë veten dhe të tjerët që të shpëtojmë vendin tonë. Vaksinohuni”, thuhej mes të tjerash në apelin e Merkel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos