Mendonte se ishte 3 muajshe shtatzënë, lind në restorant

Nga A2 CNN
23 Tetor 2018, 14:09 | Lifestyle

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Godega, një provincë në Treviso të Italisë, ku një grua grua, e cila mendonte se ishte në muajin e tretë të shtëtzanisë, ka lindur në restorant.

Aji kishte humbje gjaku, të ngjashme me ciklin menstrual  deri në muajt e fundit dhe nuk ishte në gjendje që të përcaktonte datën e saktë të mbetjes shtatzënë.

Fatmirësisht Chiara është mirë dhe peshon 2.8 kg. Ka lindur në momentet që nëna e saj Sara Pollesel gjendej në restorantin që e drejtonte së bashku me burrin. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Godega, një provincë në Treviso të Italisë.

“Falënderojmë dhe gjithashtu kërkojmë falje të gjithë klientëve që bashkëpunuan pa hezitim dhe treguan mirëkuptim të madh! Shumë falënderime për të gjithë!, “shkruan prindërit e rinj në “Facebook”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos