“Menduam se ishte tërmet”, 3 shtëpi shkatërrohen totalisht pas shpërthimit të fuqishëm të gazit

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 13:34 | Bota

Një fëmijë është konfirmuar i vdekur, ndërsa 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në Lancashire të Anglisë mbrëmjen e së shtunës.

Autoritetet kanë nisur një hetim në lidhje me ngjarjen, por nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit. Banorët e tmerruar pranë 3 godinave të shkatërruara totalisht janë shprehur për mediat britanike se menduan fillimisht se kishte rënë tërmet.

“Gruaja ime dhe unë menduam se kishte rënë tërmet dhe u ngritëm menjëherë të tmerruar. Më pas mësuam se kishte pasur një rrjedhje gazi”, u shpreh Dan Knowles, një banor i zonës, i cili jeton jo shumë larg vendit të shpërthimit.

Dy godina u shkatërruan totalisht nga shpërthimi i fuqishëm, ndërsa një e tretë mori dëmtime të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos