Merkato e verës, pasi refuzoi Tiranën, Ajeti zyrtarizohet në Serie C

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 11:59 | Futboll
Merkato e verës, pasi refuzoi Tiranën, Ajeti zyrtarizohet në

Arlind Ajeti ka zgjedhur Italinë për të vijuar karrierën e tij. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës së Pordenones, e cila në edicionin e fundit ra nga Seria B dhe këtë sezon do të luajë në Serinë C.

Mbrojtësi ka firmosur për dy vitet e ardhshme me friulanët dhe shumë shpejt do t’i bashkohet skuadrës.

Për Ajetin kishte interes dhe Tirana, e cila e kërkoi me ngulm në Kupat e Europës, por oferta e bardhebluve, nuk e bindi lojtarin.

Mbrojtësi prej kohësh luan në Serinë C me Padovën, ndërsa më parë ka luajtur në Zvicër dhe në Itali me Crotonen dhe Torinon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos