Vllaznia siguron fitoren e katërt radhazi në Austri

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 09:51 | Futboll
Vllaznia siguron fitoren e katërt radhazi në Austri

Vllaznia regjistroi një fazë perfekte përgatitore teksa edhe këtë herë shkodranët fituan me rezultatin e thellë 6-0 ndaj skuadrës austriake Oven Binder Splash. Tekniku Mirel Josa aktivizoi në fushë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe sinjalet që mori ishin pozitive.

Çdo gjë u vendos në pjesën e parë pasi kuqeblutë ishin të papërmbajtshëm. Aralica, Çoba, Heriç, Jonuzi  dhe Kruja dy herë ishin protagonistët kryesorë të Vllaznisë.

Tanimë skuadra shkodrane është gati për Kupat e Europës. Shkodranët përballen në turin e dytë të Conference League me rumunët e Universita Krajovës. Dueli i parë luhet në “Loro Boriçi” më 21 korrik dhe pas 1 jave, kuqeblutë udhëtojnë në transfertë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos