Conference League, Drita përmbys Inter turku dhe siguron kalimin më tej

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 23:01 | Futboll
Conference League, Drita përmbys Inter turku dhe siguron kalimin më

Drita e Gjilanit arriti të bëjë mrekullinë në Conference League pasi mposhti 3-0 finlandezët e Inter Turkut, duke u kualifikuar për në raundin e dytë të Conference League.

Takimi i parë kishte përfunduar 0-1 në favor të miqve ndërsa këtë herë dardanët ishin dukshëm më superiorë dhe nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren.

Në turin tjetër, skuadrën nga Gjilani e pret një ndeshje e vështirë, pasi përballet me belgët e Antwerp, që drejtohet nga legjenda holandeze, Mark Van Bombel. Dueli i parë do të zhvillohet më 21 korrik në Belgjikë, teksa ai i kthimit luhet më 28 korrik në Prishtinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos