Merkato pas Covid-19, FIFA përgatit afatin e tretë të transferimeve

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 12:24 | Futboll
Merkato pas Covid-19, FIFA përgatit afatin e tretë të

Ashtu si kalendarët, e ndikuar nga pandemia e virusit të ri, është edhe merkato. Gjithçka rreth edicionit futbollistik ka ndryshuar, me FIFA-n që po mendon të krijojë edhe një afat të tretë për transferimet e lojtarëve.

Konfirmimi erdhi nga James Kitching, drejtori i rregullores në institucionin që drejton futbollin. “Mund të krijohet një dritare e tretë, për të qenë sa më fleksibël, në rast se ndërprerja vazhdon më tepër nga sa është parashikuar”, tha Kitching.

Aktualisht, merkato e futbollit ka dy afate transferimi, në verë dhe në dimër. Ndryshimi do të vijë edhe sepse FIFA ka urdhëruar që lojtarët, kontratat e të cilëve normalisht përfundojnë në qershor, duhet të luajnë me ekipet aktuale deri në fund të këtij sezoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos