Merkel në Tiranë, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 10:20 | Politikë
Merkel në Tiranë, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë

Të martën, në orën 10:00, kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të mbërrijë në Pallatin e Brigadave, ku do të pritet nga kryeministri Rama, për takimin e paralajmëruar me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bisedimet do të jenë të mbyllura, njofton Kryeministria, ndërsa rreth orës 14:00 është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për mediat në “Tirana Business Park” në Rinas. Por deri tani, dy shtete nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Në agjendën e vizitës së Merkel në Tiranë, publikuar nga Ambasada gjermane, janë planifikuar takime dypalëshe mes kancelares dhe krerëve të qeverive të Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./A2 CNN (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/09/merkel-me-kryeministrat-e-ballkanit-perendimor-ne-tirane-zbardhen-ceshtjet-qe-do-te-diskutohen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos