U arrestua pas 24 vitesh për vrasje, lirohet një dite më pas

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 10:06 | Kronikë
U arrestua pas 24 vitesh për vrasje, lirohet një dite më pas

62-vjeçari Hair Breshanaj nga Saranda i arrestuar nga Policia një ditë më parë, është lënë sot i lirë. Policia njofton se “në vijjm të operacionit policor të koduar "Vrina", nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhrit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë”.

https://a2news.com/2022/07/23/i-fshihej-drejtesise-prej-gati-cerek-shekulli-arrestohet-62-vjecari/

Breshanaj është dënuar më parë me 20 vite burgim për një vrasje të kryer në vitin 1998. Ai fshihej prej gati çerek shekulli në fshatin Vrinë.

Në dhjetor të vitit 2000, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e kishte shpallur fajtor dhe dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e shtetasit N.N, ngjarje të ndodhur në 24 nëntor të vitit 1998 tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Sipas Policisë, vrasja është kryer me thikë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Një ditë më parë Policia pasi kishte marrë informacion mbi vendndodhjen e tij, organizoi operacionin me Forcat Shqiponja dhe arriti ta arrestonte të moshuarin, të cilin e liroi një ditë më pas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos