Merr në telefon vjehrrën dhe e kërcënon me jetë, e pëson keq i riu nga Kukësi, i gjejnë edhe pushkë në shtëpi

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 10:05 | Kronikë
Merr në telefon vjehrrën dhe e kërcënon me jetë, e

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë, përmes telefonit, vjehrrën e tij. 36-vjeçarit iu gjet në banesë, një armë zjarri pushkë të cilën e mbante pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se po kanosej për jetën, përmes telefonit, kanë organizuar punën me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. Për këtë rast, Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin H. M., 36 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit dhe Kanosja”, njofton Policia.

Sipas njoftimit të bluve të Kukësit, nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos