All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mesdheu po vlon nga i nxehti, temperatura e sipërfaqes së detit thyen rekordin historik

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 22:28 | Ballkani
Mesdheu po vlon nga i nxehti, temperatura e sipërfaqes së detit thyen
All - Paragraf - 1

Në mes të nxehtësisë ekstreme që po prek pjesën më të madhe të Evropës Jugore dhe Afrikës Veriore, ujërat e Detit të Mesdheut kanë shënuar të hënën temperaturën më të lartë në histori.

Temperatura, sipas qendrës më të madhe kërkimore detare të Spanjës shënon një rekord për 20 vitet e fundit.

All - Paragraf - 3

"Një rekord i ri për periudhën 1982-2023 u thye për temperaturën mesatare ditore të sipërfaqes së detit prej 28.71 gradë Celsius", raportuan studiuesit nga Instituti i Shkencave Detare në Barcelonë pas analizimit të të dhënave satelitore të marra nga Observatori Evropian i Kopernikut.

Rekordi i mëparshëm ishte 28.25 gradë dhe u regjistrua më 23 gusht 2003.

“Këto të dhëna do të duhet të konfirmohen nga Copernicus, por ne jemi të bindur se (...) temperatura mesatare, deri në decilin e parë, është përgjithësisht e saktë", thanë studiuesit Justino Martinez dhe Emilio García.

All - Paragraf - 6

Ndërkohë, në nivel lokal, temperatura i kaloi 30 gradë (4 gradë mbi normalen për sezonin) në ujërat midis Siçilisë dhe Napolit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos