
Një fantazist me vesin e golit. Eduart Rroca vazhdon të shkëlqejë në futbollin turk, ku është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Instanbulspor në këtë edicion.
Mesfushori 27-vjeçar shënoi sërish në fitoren 2-1 të skuadrës së tij, që është në garën për t’u ngjitur në elitë.
Ky ishte goli i nëntë sezonal për Rrocën, i cili vazhdon të kandidohet si alternativë e vlefshme për Kombëtaren shqiptare. (A2 Televizion)