“Presidenti ka detyrë të hapë dialogun”, Shehi: S’ka pse mbledh hoxhallarë e priftërinj!

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 22:34 | Politikë

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se Presidenti Bajram Begaj e ka për detyrë të hapë dialogun politik, ndërkohë që sot është shënuar dita e shtatë e protestave të dhunshme të studentëve dhe gjimnazistëve.

Me sa duket nuk ekziston institucioni presidencial, tha Shehi, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

Sipas tij, kreu i shtetit nuk ka përse thërret në takim krerët e institucioneve fetare, pasi ata s’kanë gjë në dorë për zgjidhjen e krizës.

“Presidenti e ka për detyrë ta tentojë zgjidhjen, por me sa duket s’ka fare institucion presdiencial. Për çfarë i mblodhi ky (Presidenti) hoxhallarët dhe priftërinjtë?! Se edhe kjo s’më ka pëlqyër fare, se është pjesë e tezave të Ramës. Pse po u jep këto funksion institucioneve fetare?! Po i fut në politikë. Çfarë zgjidhje kanë ato?! Çfarë kanë në dorë?! Pse do qenkan ato faktorë për ta zgjidhur këtë punë?! Ti po i faktorizon dhe po u jep një valencë politike që ato nuk e kanë. Për çfarë po i mbledh që të prezumohet se këto paskan dorë në këtë punë?! Lejini aty në shenjtërinë e vet. Do ishte më normale, të mblidhte pedagogët, rektorët, dekanët, parinë e inteligjencës shqiptare”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos